Site icon Telegrafi

LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë kthimin e regjimit

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “krimi, korrupsioni, padrejtësia, mosrespektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përgjimet, dhuna ndaj studenteve, deputetët, përpjekjet për vrasje, izolimi, amnistia e krimit ishin tërmetet e Nikolla Gruevskit dhe Gjorge Ivanovit të cilët për 11 vite dëmtonin shtetin dhe qytetarët”.

“Ky është fjalori i Gordana Siljanovskës. Ajo është kandidatja e Mickoskit dhe Gruevskit. Vota për Siljanovskën është votë për kthimin e regjimit të Nikolla Gruevskit dhe tërmeteve të tij, krimit, korrupsionit, padrejtësisë, keqpërdorimet”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët, sipas kësaj partie, nuk duan një Ivanov të ri as një Gruevski të ri dhe dëshmi për këtë është fakti se Siljanovska ka marrë 130.000 vota më pak se në zgjedhjet presidenciale të OBRM-PDUKM-së në vitin 2017.

“Qytetarët nuk duan të kthehen prapa, ata duan përparim, të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE dhe edhe më fuqishëm do taa mbështesin konceptin e Stevo Pendarovskit”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version