OBRM-PDUKM përhap gënjeshtra, nxjerrje a qymyrit është 40 për qind më e lirë se në periudhën kur OBRM-PDUKM udhëhiqte ELEM-in dhe “TEC Manastirin”, thuhet në reagimin e LSDM-së për njoftimin e OBRM-PDUKM-së në të cilin kjo parti e akuzon për harxhimin e parave të popullit.
“OBRM-PDUKM, partia qeverisja e të cilës do të mbahet mend për keqmenaxhim dhe miliona tenderë të kriminalizuar, vazhdon me dëshpërim të përhapë gënjeshtra”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
LSDM në reagimin e tyre thonë se përfundoi koha e partizimit të kompanive shtetërore që funksionin si firma të OBRM-PDUKM-së.
“Menaxhuesit e rinj të ELEM, “TEC Manastir” dhe firmave të tjera shtetërore dhe ndërmarrjeve publike punojnë me ekonomizim, me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve dhe jo në interes të një grupi të vogël të individëve siç ishte në rastin me qeverisjen e OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM-ja./Telegrafi/