Telegrafi

LSDM: Qeveria po merr një seri masash për të zbutur efektet e krizës në bujqësi dhe zhvillim rural

Nga LSDM në një deklaratë për shtyp theksojnë se në një kohë kur vendi, ashtu si pjesa tjetër e botës, po përballet me një krizë shëndetësore dhe ekonomike, qeveria po merr një seri masash për të zbutur efektet në bujqësi dhe zhvillim rural.

“30 milion euro subvencione janë paguar tashmë për 19.050 prodhues të duhanit për duhan të blerë dhe dorëzuar për vitin 2019. Përveç kësaj mbështetjeje, këtë vit duhani ka një çmim rekord të lartë blerjeje mesatarisht 220 denarë për kilogram.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, janë caktuar afatet e paraqitjes së aplikimeve dhe zbatimit të projekteve nga programet nacionale dhe programi IPARD, në mënyrë që të sigurohet afati shtesë për zbatimin e investimeve të filluara.

Si pjesë e masave për zbutjen e pasojave të krizës shëndetësore në sektorin e bujqësisë, bujqit që janë të vetëpunësuar, kanë mundësinë të përdorin një pjesë të paketës ekonomike të masave, siç është mbështetja financiare prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj.

Afati i pagesës së qirasë vjetore për tokën bujqësore shtetërore për vitin 2019 është zgjatur deri më 12 nëntor 2020, dhe me qëllim të zvogëlimit të humbjes së mbarështuesve të deleve, ne kemi rritur mbështetjen totale për qengjat femëror në 2.500 denarë për kokë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së./Telegrafi/