Telegrafi

LSDM: Qeveria nuk di të rregullojë çmimet e larta të produkteve

Episodi i fundit i telenovelës së Qeverisë i quajtur “Shporta e Vjeshtës” na solli befasi të reja dhe konfirmim se Qeveria nuk ka absolutisht asnjë koncept, por as dëshirë për të ulur çmimet e produkteve që po ngriten në qiell, thonë nga LSDM.

“Ulja e marzheve vetëm për rreth 100 produkte nuk është zgjidhje konkrete dhe as nuk do të ketë një efekt serioz në uljen e çmimeve. Pas fërkimit të syve të qytetarëve me uljen e çmimeve të stilolapsave dhe lapsave që nga fillimi i vitit shkollor, ky është një manipulim i ri pa asnjë efekt, i cili synon vetëm të qetësojë për pak kohë zemërimin e publikut.

Gjatë të gjitha krizave të viteve të kaluara, LSDM kishte zgjidhje konkrete dhe efektive. Çmimet janë ulur për më shumë se 500 produkte ushqimore, por janë mbajtur nën kontroll edhe çmimet e produkteve bazë dhe të energjisë. Ky është një shqetësim dhe koncept real për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, jo zgjidhje gjysmë zemre që nuk do të kenë efekt.

Nëse nuk e di Qeveria, atëherë LSDM-ja do të paraqesë propozim konkret për ligj me të cilin të gjithë qytetarët do të kursejnë kursime dhe do të amortizohet goditja e çmimit, ndërsa kompanitë nuk do të pësojnë dëme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/