Telegrafi

LSDM: Qeveria e re do t’i inkuadrojë në shoqëri personat me nevoja të veçanta

LSDM-ja përmes një kumtese ka shprehur mbështetje për iniciativën qytetare “5 pa 12” për përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçantta dhe prindërve të tyre. Nga LSDM thonë se, presin që kërkesat e tyre edhe zyrtarisht të dorëzohen në qeverinë e re, e cila sipas tyre, do t’i zgjidh të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen personat me nevoja të veçanta, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Do të vendoset sistem për vlerësimin e nevojës (kategorizim) së fëmijëve me nevoja të veçanta, bazuar në klasifikimin ndërkombëtar të funksionalitetit. Qëllimi është që shteti t’i kyç në shoqëri personat me nevoja të posaçme. Do të hapim qendra për zhvillim të fëmijëve të cilët do të edukohen nga edukatorë special”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se do ta realizojnë premtimin e tyre, që shteti të jetë një shoqëro e barabartë për gjithë qytetarët./Telegrafi/