Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një komunikate thotë se vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.
Nga kjo parti thonë se do të krijojnë shumicë parlamentare dhe qeveri të liruar nga nacionalizmi.
“Më 15 korrik qytetarët treguan se nacionalizmi është mposhtur. Në rrjedhë është procesi i formimit të qeverisë së re, të liruar nga çdo lloj nacionalizmi, qeveri e cila do të punojë më shumë për konceptin ‘një shoqëri për të gjithë'”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se qeveria e re e udhëhequr nga ata, do të lëvizë fuqishëm në rrugën drejt BE-së me respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit./Telegrafi/