Republika e Maqedonisë do të ketë një qeveri të reformave që do të angazhohet për nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe perspektivat për BE dhe NATO, kumton LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne besojmë se të gjitha forcat demokratike dhe partitë që mbështesin qeverinë, do të njihen në proceset reformuese që pasojnë dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/