Telegrafi

LSDM: Me punësimet e paligjshme Todorovi krijon kaos në shëndetësi

Edhe njëherë u vërtetua që Nikola Todorov në mënyrë të vazhdueshme e gënjen opinionin, manipulon me të pavërteta dhe loz me shëndetin e qytetarëve. Todorov para disa ditësh deklaroi se aspak nuk ekziston studente të jetë e punësuar si mjeke në Urgjencë, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM.

“Sipas informatave të publikuara në mediat mjekja nuk ka qenë e diplomuar, nuk ka pasur provim të dhënë shtetëror dhe nuk ka pasur licencë për punë. Papërgjegjësia, jo profesionalizmi, partizimi i kuadrove ka krijuar kaos plotësues pas të cilit viktimat më të mëdha janë qytetarët, mjekët, shëndetësia po madhe edhe kuadrot partiake të punësuar në mënyrë të paligjshme” thuhet në komunikatë.

Nga LSDM pyesin se kush do të mbaj përgjegjësi për punësimet e paligjshme në shëndetësi përveç Todorovit? A është ky rast i vetëm apo ka edhe mjet të tjerë partiak që punojnë pa diplomë?

“Nikolla Todorov duhej që moti të jep dorëheqje dhe të largohet nga pozita që e ka. Një duhet ta ketë të qartë gjithkush. Përgjegjësi do të ketë!”, thonë nga LSDM./Telegrafi/