Koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së, Jovan Mitresi sot tha se deputetët e partisë së tij dërguan në procedurë Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie pune, në të cilin parashihet pensionimi në 64 vjet dhe me 15 vite stazh.
“Në këtë mënyrë krijojmë kushte për uljen e atë punësuarve në administratën shtetërore dhe në sektorin publik, por edhe hapin hapësira për punësimin e të rinjve që mund të kontribuojnë në procesin e punës. Me këtë, realiziam edhe një premtim kyç që e dhamë para qytetarëve”, tha Mitreski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në procedurë kuvendare bashkërisht me Ligjin për marrëdhënie pune është edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjin për administratë, me të cilin do të përfshihen të gjithë punonjësit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Sipas ligjit të propozuar, Mitreski tha në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit tv lartë, stazhi i punës mund të vazhdohet vit për viti dhe jo më shumë se 67 vjet./Telegrafi/