Site icon Telegrafi

LSM: Propozimet e punëdhënësve të tekstilit janë kundër të drejtave të punëtorëve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot reagoi ndaj deklaratave të Grupit të Tekstileve për rritjen e orarit të punës nga tetë në tetë orë e gjysmë.

“Kërkesa për rritje prej tetë orësh do të nënkuptonte humbjen e së drejtës themelore për të cilën luftuan punëtorët në vitin 1886 kur u organizuan grevat e para me qëllim të vendosjes një ditë pune tetë orëshe, ndërsa punëdhënësit e Grupit të tekstileve duan të na kthejnë mbrapa, në vend që të kërkojnë shfuqizim të festave, duhet me ligj dhe marrëveshje kolektive të paguajnë punë jashtë orarit dhe punën në festa dhe ditën e fundjavës, të drejta të cilat tashmë janë rregulluar në përputhje me parimet themelore të MOT”, thonë nga LSM.

Lexo po ashtu Pronarët e Tekstileve në Maqedoni: Kërkojmë tetë orë e gjysmë orar pune për punëtorët

Ata konsiderojnë se propozimet e punëdhënësve të tekstilit janë jashtë tendencave evropiane për promovimin e të drejtave të punëtorëve./Telegrafi/

Exit mobile version