Telegrafi

LSDM: Me projektin “nafta e gjelbër” tek qytetarët kthehen 200 milionë denarë

Filloi realizimi i projektit të “Naftës së Gjelbër”, një masë kryesore, me të cilën do të kthehen 200 milionë denarë tek bujqit. Ngs LSDM sqarojnë se 55.000 fermerë të regjistruar për kultivimin e kulturave kopshtare, vreshtave dhe pemishteve dhe zotërimin e tokës së punueshme, dhe kanë paraqitur kërkesë për subvencione në bazë të Programit të pagesave direkte 2018 do të mund të blejnë për 30 përqind naftë më të lirë për makineri.

“Me kartën e personalizuar dhe sasinë në dispozicion do të jetë e mundur që të saktësohet “Eurodiseli” për makineri bujqësore. Llogaritja se cili bujk sa para do të ketë në kartel, do të varet nga lloji i prodhimit që ai ka raportuar për subvencione, me sasinë minimale që do të aprovohet për prodhuesit e vegjël është 500 denarë, ndërsa shuma më e lartë është e kufizuar në 100.000 denarë ”. thonë nga LSDM-ja.

Nga atje thonë projekti i “nafta e gjelbër” është në përgjigje të kërkesave të dekadave të bujqve për reforma bujqësore, që OBRM-PDUKM që 11 vjet i ka injoruar./Telegrafi/