Telegrafi

LSDM: Programi për qeverinë e re e garanton unitaritetin e shtetit

LSDM-ja përmes një komunikate të dërguar për Telegrafin në Maqedoni, ka reaguar ndaj “ofertës” së OBRM-PDUKM-së që të largohet nga Deklarata e partive shqiptare. Nga LSDM thonë se Nikolla Gruevski dhe OBRM-PDUKM-ja janë të vetmit që punojnë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe të qytetarëve të Maqedonisë, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve.

“Qytetarët kërkuan politika të reja reale të cila do t’u mundësojnë jetë me dinjitet, rroga më të larta dhe standart jetësorë më cilësorë. Programi i qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe garanton zhvillim dhe përparim të vendit. Për këtë arsye Gjorge Ivanov është i detyruar të respektojë Kushtetutën, të jep mandatin për Zaevin, i cili siguroi 67 nënshkrim për formimin e qeverisë së re”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/