Site icon Telegrafi

LSDM: Profesionistët të konkurrojnë për anëtarë të trupit “ad hoc” për kontroll të mediave

LSDM ka apeluar deri te të gjithë individët profesionist, shoqatat e gazetarëve profesional, organizatat qytetare, që vetë të konkurrojnë ose të propozojnë profesionist tjerë në këtë sferë për anëtarë në trupin “ad hoc” i cili do të bëjë kontroll dhe mbikëqyrje të sjelljes së mediave gjatë tërë periudhës parazgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Apelin e njëjtë e drejtojmë edhe në pjesën për kandidatë për kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës të RTVM. Qytetarët kanë të drejtë ta dëgjojnë të vërtetën, e jo vetëm gënjeshtrat e paguara partiake“, ka thënë zëvendëskryetarja e LSDM, Radmila Sheqerinska.

Ajo ka shtuar se Maqedonisë i nevojiten zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe se zgjedhjet e tilla janë të pamundshme nëse mediat nuk raportojnë në mënyrë objektive dhe profesionale./Telegrafi/

 

Exit mobile version