Site icon Telegrafi

LSDM: Procesi i deinstitucionalizimit të fëmijëve po jep rezultate

Nga partia në pushtet LSDM thonë se procesi i deinstitucionalizimit po jep rezultatet e duhura, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në shtëpinë e fëmijëve pa prindër “11 Tetori” në Shkup, nuk ka më asnjë fëmijë. Para disa ditëve ato janë vendosur në katër shtëpi me grupe më të vogla. Më herët, para katër muajve u transformua tërësisht edhe shtëpia “25 maji” dhe të gjithë fëmijët jetojnë në 5 shtëpi me grupe më të vogla në Shkup dhe të gjithë janë të kyçur në edukimin arsimor”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se nëpërmjet projektit për deinstitucionalizim, numri i fëmijëve të institucionalizuar është zvogëluar në 60 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version