Site icon Telegrafi

LSDM premton Qendër klinike universitare në Shkup

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë në kumtesën e sotshme të vitit 2017 ka premtuar se do të ndërtojë Qendër klinike universitare në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Do të ndërtojmë një Qendër të re, moderne dhe Qendër klinike universitare në Shkup. Do të sigurojmë shërbime me cilësi të lartë për të gjithë njerëzit në Maqedoni. Ne do të kthejmë konceptin e Qendrës Klinike Universitare, në të cilën të gjitha klinikat do të lidhen funksionalisht. Ju qytetarët ashtu zgjodhët dhe dhe kjo është detyra jonë për ta bërë atë. Dhe do ta bëjmë’, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar në opinion. /Telegrafi/

Exit mobile version