Site icon Telegrafi

LSDM premton mbështetje më të madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

LSDM-ja përmes një komunikate për media, thotë se planifikon 100 herë mbështetje ta rritë ndihmën shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ne do tu mundësojmë ndërmarrjeve vendase zhvillim, sepse ata do të hapin vende pune dhe do t’u paguajnë paga më të larta të punësuarve.
Deri tani, çdo kompani gjatë vitit ka marrë vetëm dy euro ndihmë shtetërore’.

LSDM shtoi se në vitin e parë të mandatit do ta rrisë ndihmën shtetërore për firmat vendase në 20 milionë euro. Plani i përgjithshëm i ndihmës shtetërore për firmat vendase në afat të plotë është 140 milionë euro.

Qëllimi i tyre, thonë nga partia, është që të motivohen kompanitë që të punësojnë dhe të japin paga më të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version