Site icon Telegrafi

LSDM pranon propozimin e OBRM-PDUKM-së për ministër në MPB

LSDM njoftoi se me propozimi e ri që për ministër teknik në MPB të jetë Naqe Çulev nuk shkelet Kushtetuta.

“Me këtë propozim të OBRM-PDUKM-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak apo të uniformuar dhe nuk ka aktakuzë kundër tij”, shprehen nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, janë përmbushur kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend bashkërisht me gjithë Qeverinë teknike e cila do të zbatojë zgjedhjet e 12 prillit.

Lexo po ashtu Naqe Çulev është propozimi i ri i OBRM-PDUKM-së për ministër në MPB

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme pritet që kryeministri Zaev të japë dorëheqje dhe të nisë votimi për kryeministër teknik dhe ministra në ministritë kryesore./Telegrafi/

Exit mobile version