Site icon Telegrafi

LSDM: Politikat tona sjellin vende të reja pune dhe paga më të mëdha

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se politikat e tyre sjellin vende të reja pune, paga më të mëdha dhe standard jetësor më të mirë.

Ata thonë se prioritet i programit të tyre për mandatin e ardhshëm do të jetë ekonomia.

“Për 2.5 vjet e nxorëm shtetin nga kolapsi ekonomik, siguruam paga më të mëdha deri tani, rënie të papunësisë në nivel rekord, e dimë se në mandatin e radhës mundemi edhe më mirë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se deri në fund të vitit 2024 do të ketë pagë minimale 300 euro, ndërsa ajo mesatare 600 euro.

“Deri tani treguam se me LSDM-në, pagat dhe pensionet rriten më shumë dhe më shpejtë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version