Partia maqedonase në pushtet LSDM, thekson se përmes Ministrisë të Punës dhe Politikës Sociale dhe bashkë me institucionet kompetente, ka filluar sistematikisht me zgjidhjen e problemit të personave që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve dhe nuk posedojnë çertifikatë të lindjes.
Nga LSDM thonë se procesi i zgjidhjes së problemit të njerëzve pa dokumente personale do të realizohet në disa faza, ndërsa pas realizimit të tërësishëm përgjithmonë do të zgjidhet problemi me rreth 3.000 persona të cilët nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve.
“Në këtë drejtim, tashmë po hapet Shpallja për paraqitje të njerëzve të cilët nuk janë të evidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve, kjo shpallje do të zgjasë gjashtë muaj dhe është për të gjithë njerëzit që janë në territorin e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata më tej shtojnë se pas përfundimit të të gjitha fazave të procesit do të vërtetohet edhe numri i saktë i njerëzve që nuk janë të evidentuar në librin amë të të lindurve dhe do të marrin numër të përkohshëm të regjistrimin me të cilin do të përfitojnë të drejta të caktuara në pjesën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
“Me këtë përgjithmonë zgjidhet problemi shumëvjeçar me të cilin përballen qytetarët. Në Maqedoni nuk do të ketë asnjë person që ka mbetur i paevidentuar në Regjistrin e Amzës të të lindurve”, përfundojnë nga LSDM./Telegrafi/