Telegrafi

LSDM: Po të mos kërkonte OBRM-PDUKM shtyrjen, masat e reja tani do të miratoheshin në Kuvend

Po të mos kërkonte OBRM-PDUKM shtyrjen tani do të ishin miratuar ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive dhe masat për mbrojtje nga coronavirusi, akuzojnë nga LSDM.

Me ndryshimet në Ligjin duhet të hapet rrugë që të mund të zbatohen një pjesë e masave të cilat i ka propozuar Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa i ka pranuar edhe Qeveria, në mesin e të cilave edhe mbajtja e maskave edhe në hapësira të hapura.

“Ata tregojnë se sa të papërgjegjshëm dhe jo seriozë janë duke kërkuar nga Kuvendi që të shtyjë pikën e ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive për të futur propozimet e tyre, dhe në vend të kësaj në fund të propozojë diçka krejtësisht të ndryshme, krijimin e një komisioni të posaçëm paralel për t’u marrë me me Covid-19 dhe madje formuan komisionin e tyre brenda partisë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/