Deputetët e LSDM-së po bëjnë përpjekje për kyçjen e OBRM-PDUKM-së në procesin e përgatitjes së amendamenteve kushtetuese.
Tomisllav Tuntev nga LSDM, tha se negociatat janë të rënda, pasi nuk ka vullnet të mirë nga ana e grupit palamentar të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të presim edhe disa ditë dhe nëse nuk ka përgjigje, atëher sigurisht qeveria do t’i dorëzojë amendamentet në Kuvend, të cilët do të përgatiten me përfshirjen e deputetëve tjerë”, tha Tuntev.
Ai shtoi se do të bisedohet edhe me deputetët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët të cilët insistojnë që të dorëzojnë amendamente për gjuhën shqipe dhe pozitën e shqiptarëve në Kushtetutë.
Pas dorëzimit të amendamenteve, fillon faza e dytë për ndryshimet kushtetuese për të cilat duhet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve./Telegrafi/