Telegrafi

LSDM: Po fundosen gënjeshtrat e Mickoskit, nuk ka shpërbërje të Kuvendit mazhoranca do të rritet

LSDM përmes një komunikate ka theksuar se po fundosen gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit, i cili pretendoi se deri në fund të janarit do të jenë 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit, dhe se po ushtrohet presion mbi deputetët.

“Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk e shpërndau Kuvendin, por shumica parlamentare do të jetë më e madhe se sa është sot. Deputetët janë të lirë të vendosin sipas mandatit të marrë dhe sipas pozitës së tyre politike në partinë politike. Dhe një vit më parë Mickoski tha se ka një shumicë të re parlamentare dhe më pas është rritur shumica e tanishme e qeverisë. Kështu do të jetë edhe kësaj radhe, gënjeshtrat e Mickoskit, pengut të Dimitar Apasiev dhe Levicës, edhe një herë e kanë dështuar”, thuhet në komunikatë.