Telegrafi

LSDM: A po frikësohet Mickoski nga zgjedhjet e parakohshme?

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet pyesin nëse Mickoski ikën nga zgjedhjet e parakohshme.

“Me muaj Mickoski dhe OBRM-PDUKM kërkojnë zgjedhje të parakohshme kuvendare, ndërsa sot kur ka propozim konkret, ai gjen arsyetime”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, duket se Mickoski nuk e ka përkrahjen e qytetarëve.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë ide, as vizion, as ofertë, nuk kanë as program. Ata duan vetëm rindërtim të krimit dhe izolimit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/