Qeveria e kryesuar nga LSDM nëpërmjet planit të saj për rritje ekonomike në fokusin e politikave ekonomike të shtetit i vendos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat me vite ishin të nënçmuara dhe të papërfillura nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së.
Në planin për rritje ekonomike është paraparë që shteti të ndjekë dhe të ndihmojë rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilat pritet që të jenë gjeneratorë të rritjes ekonomike në të ardhmen.
Shteti do të nxisë rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes mbështetjes financiare duke mbuluar 30 për qind të shpenzimeve të drejtpërdrejta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat pranojnë rregulloret teknike evropiane për sigurinë e prodhimeve.
Plani për rritje ekonomike e hap spiralen e rritjes së pagave, zhvillimin dhe rritjen e ndërmarrjeve dhe rritje ekonomike të përgjithshme, ndërsa rezultatin përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët përmes ngritjes së standardit të cilësisë së jetës./Telegrafi/