Telegrafi

LSDM: Përveç kriminelëve dhe dhunuesve, Siljanovska përkrahet edhe nga kriminel lufte

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “krahas dhunuesve të dënuar dhe kriminelëve në arrati, Gordana Siljanovska mbështetet nga kriminel lufte siç është Johan Tarçullovski”.

“Siljanovska jo vetëm që nuk dënon dhunën, por aj në mënyrë krenare është e përkrahur nga dhunues, kriminelë dhe kriminel lufte”, thonë nga LSDM duke shtuar se njëlloj sikur Hristijan Mickoski edhe Siljanovska është në mbrojtje të dhunës, krimit dhe krimeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, secila votë e dhënë për Gordana Siljanovskës është votë për krimin dhe dhunën dhe se vota për Silajnovskën është votë për kthimin prapa në të kaluarën e ndarjeve, konflikteve dhe padrejtësive.

“Qytetarët nuk do të lejojnë këtë, nuk do të lejojnë të kthehet regjimi i Gruevskit, të kthehen padrejtësitë dhe ndarjet”, kumtojnë nga LSDM duke nënvizuar se qytetarët e do ta japin votën e tyre për Stevo Pendarovskin./Telegrafi/