Telegrafi

LSDM: Përpjekjet e OBRM-PDUKM-së për luftën kundër korrupsionit janë të rrejshme

Partia në pushtet, LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së OBRM-PDUKM-së, Ane Llashkoska në lidhje me akuzat për ligjin për antikorrupsion.

“Partia opozitare e OBRM-PDUKM-së me propozime të paarsyeshme dhe të palogjikshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe opinionit të ekspertëve, kushtëzoi miratimin e Ligjit për parandalimin të korrupsionit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se udhëheqja e OBRM-PDUKM-së, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, nuk dëshiron një Komision për Antikorrupsion të fortë, të pavarur dhe profesional.

Lexo po ashtu Llashkoska: LSDM nuk e ka për qëllim miratimin e ligjit cilësor për parandalim të korrupsionit

Nga LSDM mendojnë se Maqedonia ka nevojë për një Komision të fortë, të pavarur dhe profesional dhe për këtë arsye, siç thonë ata, të gjithë deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të mbështesin propozim ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave./Telegrafi/