Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM vazhdon me politikën destruktive dhe të papërgjegjshme që të punojë kundër qytetarëve dhe kundër shtetit”.
“Në kohën kur shteti, pas gati 20 viteve që po përgatitet për regjistrim, OBRM-PDUKM me në krye Mickoskin po përpiqet që ta bllokojë këtë operacion statistikor”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se nisma për mbledhjen e nënshkrimeve kundër Ligjit për regjistrim nuk do ta ndalojnë këtë proces i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit.
“Regjistrimi do të mbahet këtë pranverë, do të zbatohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe më në fund, shteti do të ketë të dhëna të sakta dhe të plota”, thonë nga LSDM./Telegrafi/