Telegrafi

LSDM: Përmirësimet në komunikacion dhe arsim do të fillojnë kur të largohet qeveria kriminele

Kanë vazhduar edhe sot reagimet me komunikata mes partive maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM të cilat akuzojnë njëra-tjetrën për ngecje të shtetit në sferën e arsimit dhe në komunikacionin rrugor. Më herët OBRM-PDUKM-ja paralajmëroi projekte kapitale në Komunën e Gazi Babës së sferën e arsimit dhe deklaruan se janë të vetmit që kanë punuar për të përmirësuar komunikacionin në Maqedoni. Nga LSDM përmes dy komunikatave të dërguara për Telegrafi Maqedoni, i janë përgjigjur OBRM-PDUKM-së duke thënë se ndryshimet e vërteta në arsim dhe infrastrukturën rrugore do të vijnë kur të largohet qeveria kriminale.

“Rrugë të reja dhe moderne do të ndërtohen nga Qeveria e re përgjegjëse. Qytetarët e dinë se në “Planin për jetë” LSDM-ja ka premtuar investime prej 600 milionë euro në dy vitet e para për ndërtimin e rrugëve”, thonë nga LSDM-ja për komunikacionin në Maqedoni.

Ndërsa sa i përket arsimit nga LSDM thonë se në gjithë Maqedoninë, nxënësit do të mësojnë në shkolla moderne që do t’i ndërtojë Qeveria e re e përgjegjshme./Telegrafi/