Nevoja për një vlerësim dinjitoz të punës së mësuesve është e qartë, por interesi më i rëndësishëm i nxënësve është sigurimi i vazhdimësisë së mësimdhënies, sidomos tani pas pandemisë. Mësuesit duhet të vënë në plan të parë interesat e fëmijëve dhe përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme, thonë nga LSDM.
Ata theksojnë se përmes dialogut gjatë 4 viteve të fundit, LSDM ka rritur pagat në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve nga 3.200 në 6.400 denarë.
“Mësuesja e shkollës fillore merr paga më të larta mujore mbi 3.200 denarë, ndërsa edukatoret e kopshteve kanë paga më të larta për mbi 6.000 denarë, në krahasim me periudhën para 4 vite e gjysmë, gjegjësisht në kohën e OBRM-PDUKM-së.
Rritja e pagave, kemi investuar dhe në vende të reja pune. Në këtë periudhë në çerdhe janë të punësuar mbi 1.000 edukatore, kujdestare, personel ndihmës, ndërsa kontratat e tyre ua kemi transformuar në kohë të pacaktuar”, sqarojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se në vazhdimësi kemi vlerësuar punën e stafit pedagogjik./Telegrafi/