Telegrafi

LSDM: Përmendoret pa leje janë simbol i qeverisjes së dhunshme të OBRM-PDUKM-së

“Hristijan Mickovski deklaroi se nuk ka kapacitet për të kaluar matricen e veprimit dhe të funksionimit të Nikolla Gruevskit”, thonë nga partia e LSDM-së si reagim për deklaratën e sotshme të liderit të OBRM-PDUKM, Hristian Mickovski, në lidhje me largimin e monumentit të Andon Qoses.

“Monumenti ishte vendosur në mënyrë të paligjshme, pa respektim të procedurave dhe rrëzimi i tij i jep fund vendosjes së dhunshme dhe me paramendim të monumenteve, i cili shërbente për të përmbushur interesa kriminale duke shaktuar përçarje midis qytetarëve. Për këtë arsye ky monument i ndërtuar në mënyrë jolegale është simboli sundmit të dhunshëm të OBRM-PDUKM-së në 11 vitet e fundit. Një monument i gabuar, kriminal dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM-ja shtojnë se Mickovski shpik të kaluarën dhe tregon një mungesë të plotë të realitetit.

“Duket qartë së nuk ka fuqi për të shkaktuar ndryshime reale në OBRM-PDUKM për reforma të brendshme për demokratizim dhe politika progresive të cilat do të duken në të ardhmen. Politikat retrogjene të OBRM-PDUKM-së dhe të Nikolla Gruevskit, të cilat sot Mickovski u mundua që t’i mbroj u mundën nga qytetarët në të dy ciklet e zgjedhjeve”, theksoi partia ne pozite LSDM-ja./Telegrafi/