Nga partia në pushtet LSDM, kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së ku thonë se përgjimet masive të qytetarëve ishte tipar i OBRM-PDUKM-së dhe ajo kohë ka mbaruar me shkuarjen e tyre në opozitë.
“Nuk ka më përgjime të paligjshme të qytetarëve dhe thyerjen e drejtave të tyre, të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuar, ndërsa institucionet zyrtare veprojnë sipas ligjit”, theksojnë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se institucionet kompetente reagojnë në mënyrë të shpejtë, po hetohet ngjarja me kryetarin e komunës së Demir Hisarit nëpërmjet proceduarave ligjore.
Koha e mosndëshkimit, drejtësisë selektive dhe proteksionizmit ka mbaruar me ikjen nga pushteti të OBRM-PDUKM-së thuhet në deklaratën e LSDM-së. /Telegrafi/