Site icon Telegrafi

LSDM: Përgjimi dhe ndjekja ilegale ishte tipar i regjimit të OBRM-PDUKM-së

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski duke thënë se “OBRM-PDUKM-ja anti-popullore është simbol i shkeljes sistematike të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

“Qytetarët, i gjithë opinioni vendor dhe ndërkombëtar shumë mirë e din se kush me vite ka përgjuar ilegalisht dhjetëra mijëra qytetarë: regjimi i OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se bisedat telefonike të përgjuara në Prokurorinë Publike janë mbetje e strukturave jodemokratike të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

LSDM thotë se përgjimi i paautorizuar është shkelje sistematike e lirive dhe të drejtave të njeriut ishte tipar i OBRM-PDUKM-së.

Lexo po ashtu Arsovski: Gjithmonë kur LSDM-ja është në Qeveri, në Republikën e Maqedonisë po përgjohet (Video)

“Nga politika të tilla kriminale dhe anti-popullore, Hristijan Mickoski asnjëherë nuk u distancua, të kërkojë falje, ose ta dënojë. Përkundrazi, ai bën gjithçka për ta mbrojtur Nikolla Gruevski dhe krimin e tij”, thonë nga LSDM.

Në fund të kumtesës thuhet se LSDM-ja pret nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast dhe se LSDM-ja është e bindur se do të gjenden fajtorët për përgjimin ilegal dhe do të sanksionohen./Telegrafi/

Exit mobile version