Telegrafi

LSDM: Përderisa Mickoski bën politikë, Qeveria solli masa për të gjithë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “përderisa Hristijan Mickoski bën politikë, Qeveria po lufton kundër coronavirusin dhe solli masa të vërteta për të gjithë”.

“Masat vlejnë 200 milionë euro që do të thonë kujdes për çdo punëtor, njeri, familje, që do të thotë ruajten e vendeve të punës dhe sigurimin e të ardhurave për çdo punëtor. Kështu veprojnë politikanët e përgjegjshëm”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se politikanët e papërgjegjshëm si Mickoski qëndrojnë anash dhe sulmojnë pa argumente.

Lexo po ashtu Mickoski: Pakoja e masave të Qeverisë, nuk është ndihmë e mjaftueshme për qytetarët

“Të dëshironte Mickoski të ndihmojë do të hiqte dorë nga paratë që i merr nga qytetarët. Mickoski së pari të deklarohet se si do t’i kthejë borxhet milionëshe që OBRM-PDUKM i ka, çka do të bëj me falimentimin e partisë së tij dhe pastaj të propozojë masa, nëse ka për të propozuar”, shprehen nga LSDM./Telegrafi/