Site icon Telegrafi

LSDM: Për OBRM-PDUKM-në 600.000 votues që votuan në referendum nuk janë relative

Nga partia në pushtet LSDM kanë reaguar ndaj deklaratave të partisë opozitare OBRM-PDUKM në lidhje me referendumin.

Nga atje thonë se nervoza e OBRM-PDUKM-së kulmon me vlerësimin e qytetarëve, për ata 600.000 qytetarë janë jo relative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nervoza në udhëheqësin e OBRM-PDUKM-së sot kulmon me mos lejimin e nënvlerësimit të qytetarëve. Për OBRM-PDUKM-në mbi 600.000 votues që votuan në referendum nuk janë relative”, thonë nga LSDM.

Kjo është mitra e njëjtë e Nikolla Gruevskit nëpërmjet së cilës me vite qytetarët kanë qenë të malltretuar, të nënvlerësuar, të cilëve iu është mohuar e drejta e votës, dhe shprehja e fjalës së lirë.

Nga shtojnë se “të fokusuar në amnistinë, udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së nuk e dinë se çka bën, partia nuk e dinë se ka po shkon”. /Telegrafi/

Exit mobile version