Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dalë kundër ministrit teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, në lidhje me datën e incizimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në një qendër fitnesi.
Nga LSDM thonë se Çulevi është vendosur mbi ligjin, në mënyrë që sipas tyre ta mbrojë Hristijan Mickoskin.
“Data e rastit është kyçe për të konfirmuar nëse Mickoski, nën shoqërinë e komandantit të njësitit ‘Tigrat’ dhe një tjetër polic, kanë vizituar një palesër gjatë kohës kur ka qenë në fuqi ndalesa për shkak të coronavirusit. Ky fakt është i rëndësishëm që opinioni të jetë saktë i informuar për këtë ngjarje”, thonë nga LSDM.
Ndryshe ditëve të fundit në rrjetet sociale u publikua një video e kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili shihej në një palestër./Telegrafi/