Telegrafi

LSDM: Për Gruevskin nuk do të ketë amnisti, do të arrestohet në momentin që do të hyjë në vend

Për Nikolla Gruevskin nuk do të ketë amnisti dhe ai do të arrestohet në momentin që do të hyjë në vend. Por nuk ka dyshim se Gruevski është ende lider i vërtetë i OBRM-PDUKM-së, dhe për këtë arsye Mickoski është kaq nervoz, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje thonë se politika e bllokadës së Mickoskit është vetëm një kopje e origjinalit dhe është e qartë se ka struktura në OBRM-PDUKM që nuk janë të kënaqura me të.

“Politika e tij kundër Evropës do të jetë katastrofike për partinë e tij dhe për veten e tij.

LSDM do të bëjë gjithçka dhe nuk do të lejojë që Mickoski e as dikush tjetër ta marrin peng vendin tonë. Së bashku me qytetarët dhe partitë politike pro-evropiane do të vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni evropiane derisa të arrijmë qëllimin shtetëror, anëtarësimin në BE”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./Telegrafi/