Telegrafi

LSDM: Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BVP-së për 3.7%

Nëpërmjet një njoftimi thonë “pas stagnimit, ekonomia në vitin e kaluar ka lëvizur në drejtim të mirë”.

“Konfirmim për atë se shkojmë në ekonomi të fuqishme është rritja e bruto produktit vendor prej 3.7% në tremujorin e fundit të vitit 2018”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së rritja e BVP-së në vitin 2018 është vërtetim se politikat ekonomike të Qeverisë udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme dhe reale.

“Krahas BVP-së në vitin 2018 është shënuar rritje rekorde e investimeve të huaja prej 624.5 milion euro, ndërsa rritja e prodhimtarisë industriale në vitin 2018 është më e madhe gjatë shtatë viteve të kaluara”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM, këto të dhëna zyrtare e konfirmojnë suksesin dhe angazhimin e pushtetit për të siguruar rritjen ekonomike, më shumë investime, hapje të vendeve të punës, dhe me këtë, siç thonë nga LSDM, në shumë para te qytetarët./Telegrafi/