Site icon Telegrafi

LSDM: Patriotizmi i rrejshëm i OBRM-PDUKM-së është lexuar nga qytetarët

LSDM sot ka reaguar duke thënë se ka kaluar koha kur përmes patriotizmit të rremë janë shkaktuar tensione në mes qytetarëve, koncept që sipas tyre, ka krijuar një shtet të ndarë dhe të izoluar.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili më parë ishte pranuar tërësisht nga ana e OBRM-PDUKM-së është në përputhshmëri më Kushtetutën dhe amandamentin 5 të sjellura në vitin 2001”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Po ashtu ata thonë se me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve askush nuk humb, ndërsa qytetarët e bashkësive më të vogla përfitojnë një të drejtë kushtetuese që u është mohuar dhe krijohen kushte për komunikim më të mirë në mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Qytetarët shqiptarë do ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre në komunat ku janë më shumë se 20%, romët do ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre në komunën e vetme rome në Evropë, turqit në Gostivar, serbët në Kumanovë. Ndërsa në Shtip, në Koçan, në Strumicë, askush nuk është i detyruar të flet në gjuhën shqipe”, theksojnë nga LSDM.

Nga kjo parti përfundojnë duke thënë se OBRM-PDUKM duhet të largohet nga politikat e ndarjeve, konfliktit dhe përçarjeve dhe ta pranon konceptin një shoqëri për të gjithë, kjo është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version