Site icon Telegrafi

LSDM paralajmëron procedurë për veting të tërësishëm në gjyqësor

Nga partia në pushtet thonë se ajo që po ndodh në gjyqësor është e turpshme dhe e papranueshme.

“Është e papranueshme për institucionet që supozohet se sjellin drejtësi për ta parandaluar dhe minuar atë.

Vitet e fundit, opinioni ka qenë dëshmitar i procedurave maratone, kurthe ligjore, ngurrimi dhe hezitimi i gjyqësorit për të zgjidhur rastet e profilit të lartë të lidhura me korrupsionin që përfshijnë krimin dhe regjimin e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se përmes veprimeve joefektive dhe të papërgjegjshme, gjyqësori lejon që Gruevski të shmang drejtësinë, dhe ne e kundërshtojmë atë me forcë.

“Procedura të tilla të gjyqësorit dëmtojnë besimin në sistemin gjyqësor dhe drejtësi dhe dëshmojnë edhe një herë nevojën për ndryshime thelbësore në punët e gjyqësorit.

Vetingu në gjyqësor është i domosdoshëm për të bërë dallimin midis gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm dhe profesionistë dhe atyre që nuk janë në nivelin profesional”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version