Site icon Telegrafi

LSDM: Papunësia po ulet, politikat ekonomike të qeverisë japin rezultate

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese thekson se papunësia zvogëlohet, ndërsa numri i të punësuarve rritet.

“Sipas të dhënave të fundit, shkalla e personave të punësuar në tremujorin e fundit të 2017 është rritur dhe arrin 44.3 përqind, që është më shumë lidhur me periudhën e fundit të vitit 2016 kur shkalla e punësimit ka qenë 43.5 për qind”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata më tej shtojnë se ky është edhe një tregues që tregon se poltikat ekonomike të qeverisë të udhëhequr nga LSDM janë të sukseesshme dhe po japin rezultate reale.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realzimin e masave që sigurojnë paga më të larta dhe vende të reja pune”, thonë më tej nga LSDM./Telegrafi/

Exit mobile version