Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se paga në muajin nëntor të vitit të kaluar është rritur për 5.1 përqind.
“Me LSDM-në në pushtet pagat rriten vazhdimisht dhe shumë shpejt. Për 2.5 vitet e fundit paga neto është rritur për pothuajse 3 mijë denarë. Për dallim nga OBRM-PDUKM, e cila për 2.5 vite, nga dhjetori 2014 deri në maj 2017, arriti t’i rrisë pagat vetëm për 482 denarë”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se me masat e reja për subvencionim, paga mesatare do të vazhdojë të rritet.
“Vazhdojmë me realizimin e masave që sigurojnë rritje të pagave dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët. Mbetemi të përkushtuar në konceptin ‘më shumë para në çdo familje'”, thonë nga LSDM./Telegrafi/