Anëtari i Këshillit ekzekutiv të LSDM, Ljupço Nikolovski, ka njoftuar se ka ngritur kallëzim të ri penal kundër zëvendësministrit për ekonomi, Kristijan Delev, siç thotë për shkak të skandaleve të zbuluara në ministrinë e bujqësisë të ndërlidhura me zëvendësin Delev, transmeton Telegrafi Maqedoni.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Delev, i cili sot i ka hedhur poshtë të gjithë akuzat që vijnë nga LSDM, duke i quajtur si gënjeshtra pohimet e Nikolovskit./Telegrafi