Telegrafi

LSDM: Opozita ta mbështesë iniciativën për interpretim autentik të Ligjit për Falje

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media e fton kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe deputetët e saj, që të përkrahin iniciativën për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje.

Nga LSDM thonë se me interpretimin autentik në Kuvend, ndalohen tentimet për të ikur nga drejtësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e udhës që Mickoski publikisht t’i ftojë deputetët e OBRM-PDUKM-së ta mbështesin interpretimin autentik të paraqitur nga LSDM-ja. Sepse me interpretimin autentik në Kuvend të nenit 11 nga Ligji për falje ndalohen tentimet e mbetjeve të regjimit dhe gjyqësisë “Swarovski” për të ikur nga drejtësia dhe mbyllet çështja e abolimit të Gjorge Ivanovit. LSDM ka qenë dhe mbetet në anën e së drejtës”.

“Opinioni e dinë se abolimi i turpshëm dhe i paligjshëm i Ivanovit është produkt i OBRM-PDUKM-së, opinioni e dinë se kjo parti asnjëherë nuk është deklaruar kundër, por e ka mbrojtur fuqishëm kur qytetarët protestonin rrugëve. Shihet qartë se edhe pas ndodhive të dirigjuara nga mbetjet e “shtetit të robëruar” në gjyqësi, bashkë me deklaratat e fundit nga Gjykata Kushtetuese, qëndron OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM./Telegrafi/