Telegrafi

LSDM-OBRM, përplasje kumtesash dhe akuza të ndërsjella

Përplasjet LSDM – OBRM-PDUKM vazhdojnë përmes kumtesave, ku njëra-tjetrën akuzojnë për tradhti, uzurpim institucionesh dhe shkelje kushtetuese, njofton Telegrafi Maqedoni.

LSDM-ja zotohet, siç thonë, për të mbrojtur qytetarët nga hakmarrja e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se duhet të merr fund bllokimi dhe obstruksionet e tij. Për këtë parti, proceset demokratike duhet të vazhdojnë ashtu siç e parasheh Kushtetuta, Rregullorja dhe ligjet.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja thotë se zgjedhja e dhunshme dhe kriminele e kryetarit të Kuvendit do të thotë formim parainstitucionesh, duke u zotuar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të ndaluar, siç thonë, një akt të zi, antishtetëror i kriminelit Zaev./Telegrafi/