OBRM-PDUKM duhet të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi dhe të mbështesë Marrëveshjen që është në përputhje me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe që i jep fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare që ka fundosur Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja nuk është as e dëmshme, as nuk është një goditje ndaj së drejtës për vetëvendosje, siç pretendon OBRM-PDUKM në mënyrë të rreme. Përkundrazi, Traktati garanton dhe forcon identitetin maqedonas dhe askush nuk do ta mohojë më. Gjuhën maqedonase, maqedonas, maqedone, është e siguruar njëherë e përgjithmonë.
E gjithë bota demokratike jep mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë.
Edhe Partia Popullore Evropiane (PPE), ku OBRM-PDUKM është anëtare, e mirëpret Marrëveshjen dhe bën thirrje për konstruktivitet nga të gjitha partitë politike. /Telegrafi/