Site icon Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM të thirr Komisionin për të zgjedhur anëtarët e KSHZ-së

OBRM-PDUKM duhet të tregojë përgjegjësi dhe të ndalojë t’i bllokojë reforma, duke tentuar që të ndalojë përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se “Ligji zgjedhor dhe Ligji për financimin e partive politike ka kohë që janë pajtuar dhe ne jemi të gatshëm menjëherë ta mbështesim në Kuvend. OBRM-PDUKM i ka pranuar tekstet e ligjeve, të cilat janë nënshkruar”.

Lexo po ashtu Dimovski: Amnistia për ngjarjet e 27 prillit nuk është kusht për zgjedhjet në KSHZ

Nga partia në pushtet kërkojnë nga OBRM-PDUKM që të thirrin seancën për komisionin për zgjedhje dhe emërime që të zgjidhen anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ky është, siç thonë ata, parakusht për mbajtjen e referendumit për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version