OBRM-PDUKM nuk dënoi dhunën e ngjarjeve të mbrëmshme para Kuvendit, por edhe nuk ceku diçka për sulmet e turmës nda gazetarëve, kameramanëve dhe policëve të cilët mbanin qetësinë dhe rendin publik duke u përpjekur të ndalojnë hyrjen e dhunshme në Kuvend.
OBRM-PDUKM nuk e dënoi as gjuhën e urrejtjes, ofendimet dhe provokimet ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe ndaj pjesëtarëve tjerë të nacionaliteteve tjera.
Thirrjet e OBRM-PDUKM-së janë hipokrite dhe kontradiktore. Vetëm kjo parti politike përmes retorikës së saj me vite kanë nxitur tensione, atmosferë për konflikt dhe ndarje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OBRM-PDUKM do të duhej të reagojë dhe të dënoj ndaj dhunës, gjuhës së urrejtjes, sulmeve ndaj policisë dhe gazetarëve që ndodhën mbrëmë para Qeverisë.
E drejta për protestë dhe qëndrimi publik është i garantuar, por nuk duhet të ketë gjuhë të urrejtjes, ofendime dhe thirrje për dhunë por në mënyrë protestuese të shprehet mendimi.
Maqedonia shkon përpara, jetojmë të lirë, të lidhur me botën, duke ndërtuar shoqëri demokratike me zhvillim ekonomik për të gjithë./Telegrafi/