Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM shpërndan dezinformata për reformën në arsim dhe i frikësojnë nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Koncepti i ri i arsimit duhet të ofrojë edukim themelor për fëmijët, që gjeneratat e ardhshme të dallojnë lajmet e rreme”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, OBRM-PDUKM pas 11 vite qeverisje e la arsimin në kaos dhe solli arsimin në fund të të gjitha listave të vlerësimit, si nga hulumtimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.
“Libra jocilësorë, me përmbajtje diskriminuese dhe material i papërshtatshëm për moshën e nxënësve”, thonë nga LSDM./Telegrafi/