LSDM-ja mbështeti ndryshimet e dakorduara në ligjet e nevojshme që tejkaluan të gjitha pengesat për kufizimin dhe mbajtjen e referendumit mbi të cilin qytetarët do të vendosin mbi marrëveshjen me Greqinë.
“Shumica parlamentare, së bashku me opozitën, i kaluan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ligjin mbi Qeverinë dhe Ligjin mbi Financimin e Partive Politike. Me ndryshimet e miratuara, zbatohen të gjitha kërkesat e opozitës OBRM-PDUKM.
Tani, OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski nuk kanë më arsye për sjellje anti-shtetërore. OBRM-PDUKM dhe Mickoski tani duhet të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet, të mbështesin referendumin për të ardhmen e Maqedonisë dhe të lejojnë që qytetarët të vendosin”, thuhet në deklaratën e partisë.
Nga atje thonë se as OBRM-PDUKM as Mickoski nuk do ta bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë. Qytetarët, vetë, lirshëm dhe pa presione në referendum do të vendosin për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/