Telegrafi

LSDM: OBRM-PDUKM të gjejë zgjidhje të mençur dhe të mundësojë transferim të qetë të pushtetit

LSDM-ja përmes një kumtese të dërguar për Telegrafi Maqedoni kërkon nga OBRM-PDUKM-ja të gjejë zgjidhje të mençur dhe të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe gjithashtu të pranojë se është opozitë.

“OBRM-PDUKM-ja duhet të gjejë zgjidhje të mençur dhe të pranojë se është opozitë. Udhëheqësia kriminale e OBRM-PDUKM-së nuk mund që qytetarët t’i mbajë peng. Në OBRM-PDUKM ka njerëz të cilët e dijnë se kriminelët në partinë e tyre e rrezikojnë edhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Duhet të ketë transferim të qetë të pushtetit, ky është vullneti i shumicës dhe OBRM-PDUKM-ja dhe Gjorge Ivanovi janë të detyruar të mundësojnë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti kërkojnë nga Nikolla Gruevski të ndalojë me shpërndarjen e urrejtjes mes qytetarëve për të mbrojtur krimin e tyre. Dhe thonë se disa kriminelë nuk do ta përcaktojnë ardhmërinë e shtetit./Telegrafi/